Henry: Unë trajner i SHBA-së? Sigurisht që nuk do të jem gjithmonë zëvendës

schedule15:49 - 16 Shkurt, 2023

schedule 15:49 - 16 Shkurt, 2023

Mes kandidatëve për rolin e trajnerit të Shteteve të Bashkuara është edhe Thierry Henry, një pozicion veçanërisht i lakmuar duke qenë se Botërori 2026 do të zhvillohet në këtë vend.

“A do ta vendos emrin tim në listën e kërkesave për trajner te SHBA? Është një temë delikate, duhet diskutuar. Roberto Martinez pranoi ofertën e Portugalisë dhe unë nuk do ta ndjek më atë. Nuk dua të jem më i dyti, një ndihmës trajner.

Sigurisht që kam një respekt të madh për të, ai më dha një mundësi kur askush nuk e bëri, por do të doja që unë të kisha përsëri mundësinë time”, është shprehur legjenda franceze./ h.ll/abcnews.al