Henry kritikon Lautaron: Në finale dëshironte të shënonte ai dhe jo Interi

schedule08:23 - 13 Qershor, 2023

schedule 08:23 - 13 Qershor, 2023

Thierry Henry është shprehur shumë kritik ndaj Lautaro Martinez për ndeshjen finale ndaj Manchester City në Champions League.

“Më vjen keq, por në një rrethanë të tillë duhet të veprosh. Jo vetëm një herë, por dy, tre herë, katër dhe pesë herë. Dhe e vetmja zgjidhje që ke është të pasosh. Aksioni do të kishte përfunduar ndryshe, tani duhet të flesh me këtë peshë mbi supe.

Akanji lëshoi topin duke menduar se portieri do ta kishte kapur, po të kishte blerë Lautaro kohë do të kishte parë Brozovic në krye të zonës. Lukaku ishte i markuar nga Ruben Diaz, kështu që ishte e vështirë për t’i shërbyer atij. Nëse do të tregohej i ftohtë ashtu siç është ai gjithmonë, do të kishte parë Brozovic që do të afrohej në zonë dhe që do të shënonte.

Por Lautaro vendosi ta bënte vet. Jo gjithmonë duhet të shënosh, skuadra duhet të shënojë. Ne e pamë që ai rast ishte gol i sigurt, Guardiolan e pamë që u shtri në tokë pasi e dinte që 99% ishte gol”, ka përfunduar legjenda franceze./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!