Henry i del në mbrojtje “pleshtit”: Për hir të dashurisë për futbollin, Messi duhet të kthehet sa më parë në Barcelonë

schedule19:53 - 3 Prill, 2023

schedule 19:53 - 3 Prill, 2023

Humbja turpëruese mbrëmjen e djeshme në “Parc des Princes” nga Lyon, si dhe aludimet e shumta për një rikthimit të Leo Messit në Barcelonë, aty ku shkroi historinë, ka nervozuar jo pak tifozët e PSG, të cilët në momentin ku thirrej emri i “pleshtit” kanë nisur të fërshëllejnë.

Për këtë arsye, legjenda e sulmit francez, Thierry Henry, ka shprehur ditën e sotme “me forcë” bindjen e tij se gjëja më e mirë për Lionel Messin është të kthehet te Barcelona sezonin e ardhshëm.

“Messi duhet të kthehet te Barcelona, për dashurinë e futbollit. Nuk është informacion, është një dëshirë. Messi duhet të kthehet te Barcelona për dashurinë e futbollit… dhe sepse ai nuk u largua nga klubi siç duhej. Lotët e lamtumirës së tij e vërtetojnë këtë”,- u shpreh Henry.

Ish-“bomberi” i Barcelona e Arsenal foli gjithashtu dhe skenën e turpshme ku tifozët fërshëllyen emrin e 7 herë fituesit të “Topit të Artë”.

“Është e turpshme të dëgjosh kore kundër Messit. Nuk mund të shash një nga lojtarët më të mirë të skuadrës, me 13 gola dhe 13 asistime. Nuk është e lehtë të drejtosh një “orkestër” me tre “dirigjentë”. Në Argjentinë, ai është shefi. Lojtarët e tjerë të Argjentinës do të vdisnin për të! Dhe kur Leo e ndjen, askush nuk mund ta ndalojë. Te PSG është ndryshe”,- shtoi Henry, i zhgënjyer nga kritikat për Messin. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!