“Henry donte të transferohej te Manchester United, Ferguson e refuzoi”

schedule19:56 - 27 Maj, 2020

schedule 19:56 - 27 Maj, 2020

Të gjithë gabojnë dhe gafa më e madhe e Alex Ferguson mund të jetë Thierry Henry. Francezi u transferua te Juventus në janarin e vitit 1999, por aventura italiane zgjati vetëm 6 muaj. Në verë erdhi kalimi tek Arsenali, aty ku dhuroi magji pafund dhe u kthye në legjendë.

Ish-sulmuesi francez mund të kishte kaluar te Manchester United, ajo ishte dëshira e tij e madhe, që zbulohet nga i mirënjohuri Ned Kelly Për beIn Sports. Për fatin e mirë të tifozëve të Gunners, Ferguson nuk pranoi, pasi Henry dëmtohej shumë…

Sapo kishte mbaruar një ndeshje dhe më telefonoi vëllai i madh i Eric Cantona, Jean-Marie. ‘Ned, thuaji Fergusonit që Thierry Henry dëshiron të vijë te Manchester United’, më tha ai. Shkova menjëherë te trajneri dhe ia tregova.

Kjo ndodhi përpara se Henry të shkonte tek Arsenali, zgjidhja e tij e parë ishte Manchester United. ‘Mister, fola në telefon me Jean-Marie Cantona dhe më tha se Henry dëshiron të luajë me ne‘, i thashë kapos.

Ferguson m’u përgjigj menjëherë: ‘Absolutisht jo, ai lojtar qëndron gjithmonë i dëmtuar’. Thierry iku tek Arsenali dhe pjesa tjetër është histori“, përfundon Ned Kelly. /abcnews.al