Hëngri ëmbëlsira në shkolle, 9-vjeçarja rrezikon jetën

schedule11:25 - 26 Janar, 2021

schedule 11:25 - 26 Janar, 2021

Një nxënëse 9-vjeçare në Selanik ndodhet në gjendje kritike pas një shoku alergjik që pësoi pasi konsumoi disa ëmbëlsira. Vajza e vogël, nxënëse e shkollës fillore nga Volosi, ndodhet në Spitalin Hipokrat të Selanikut që prej ditës së djeshme kur u transferua rreth orës 04:00.

Më tej, mjekët e kaluan vajzën në njësinë e Kujdesit Intensiv Pediatrik të spitalit.

Sipas asaj që raportojnë mediat, 9-vjeçarja konsumoi disa ëmbëlsira gjatë pushimit dhe menjëherë nisi të ndihej keq. Me të mbërritur ambulanca ajo u transportua në spitalin e Volosit në shok alergjik. s.b/abcnews.al/