Hëna e plotë e “Luleshtrydhes” shfaqet mbi New York

schedule12:21 - 12 Qershor, 2025

schedule 12:21 - 12 Qershor, 2025

Hëna e plotë e “Luleshtrydhes” u ngrit pas horizontit të Manhattanit në qendër të qytetit dhe ndërtesës Empire State në New York City të SHBA-së.

Hëna e Luleshtrydhes, Hëna e gjashtë e plotë e vitit njihet si Hëna e plotë më e ulët. Emri i saj rrjedh nga traditat e amerikanëve vendas, veçanërisht nga fisi Algonquin, duke shënuar fillimin e sezonit të luleshtrydheve të egra në Amerikën Verilindore.

Duke përkuar me fillimin e verës, emri pasqyron korrjen sezonale. Ndërsa jo gjithmonë e kuqe e dukshme, pozicioni i ulët i Hënës pranë horizontit ndonjëherë mund t’i japë asaj një nuancë të ngrohtë për shkak të kushteve atmosferike.

Hëna e plotë e ardhshme e njohur si “Hëna Buck”, do të dalë në korrik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!