“Hëna blu”, sot ishte dita më e trishtë e vitit

schedule20:49 - 16 Janar, 2023

schedule 20:49 - 16 Janar, 2023

E “Hëna blu” është emri që i jepet të Hënës së tretë të janarit dhe që njihet si dita më dëshpëruese e vitit. Ideja për ta etiketuar kështu të Hënën e tretë të muajit janar ishte e psikologut Cliff Arnall në bashkëpunim me Universitetin e Cardiff.

Ata marrin në konsideratë disa variabël të ndryshme si moti, borxhet e akumuluara nga dhuratat e Vitit të Ri, rënia e motivimit pas festave, e të gjitha këto e bëjnë këtë ditën më të zezë të vitit, dita kur ndjehemi më të trishtuar.

Teoria thotë se kjo është koha e vitit kur ne të gjithë jemi më të ftohtë, më të thyer dhe më pak të motivuar për tu përshtatur me vitin e ri. Me shpenzimet e shtuara të festave të fundvitit që na kanë lënë një boshllëk edhe në xhepa që kombinohet me natën e gjatë dhe motit gri, nuk bën aspak habi fakti, që kjo e Hënë të jetë dita më e trishtueshme e vitit.

Janari mund të jetë një kohë depresive për shumëkënd pasi historikisht regjistrohet rritje e numrit të divorceve apo njerëzve që braktisin punën. Në anën tjetër, ekspertët ofrojnë edhe këshilla se si mund të bëhet e Hëna blu, më pak e trishtueshme

Por, si t’i shpëtojmë kësaj zymtësie dhe ku të kërkojmë motivim për të nisur ditët e ftohta?

E Hëna, ditë pushimi për administratën

Duhet të bëni një gjumë të mirë dhe një fundjavë të këndshme për të pasur energji të Hënën blu. Nëse mundeni aktiviteti fizik apo qoftë dhe ecje në natyrë, përpiquni të bëheni kreativë, të ushqeheni shëndetshëm, të përfitojmë sa më shumë nga drita natyrale dhe të ndryshojmë mjedis. Gjithashtu duhet të kalojmë kohë me të tjerët. Por kryesorja, përpiquni të mendoni sa më shumë pozitivisht.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!