Helmoi vjehrrën, dënohet me 32 vite burg Marjana Çmeta

schedule11:26 - 12 Nëntor, 2019

schedule 11:26 - 12 Nëntor, 2019

Gjykata e Krimeve të Rënda dënon me 32 vite burg Marjana Çmetën, pasi helmoi me fotoksinë vjerrën, Lirije Lami.

Vrasja e Lirie Lamit ka ndodhur në Kamëz në 30 prill 2018. Marjana Çmeta në rrëfimin që ka bërë para hoxhës Hysen Shehu tregoi se si e mashtroi vjehrrën 48-vjeç për të pirë “lëngun magjik”, që ishte helmi fostoksinë, në mënyrë që ato të mos konfliktoheshin më.

Gjatë momentit që ndodhi ngjarja, në banesë kanë qenë vetëm viktima dhe nusja e saj, autorja Marjana Çmeta, e cila në dëshminë e dhënë fillimisht para hetuesve nuk e ka pranuar krimin dhe ka thënë se ishte në gjumë gjatë gjithë kohës dhe kur është ngritur, ka gjetur në gjendje të rëndë vjehrrën e saj. Por këto deklarime nuk ishin bindëse për hetuesit, në kushtet kur në trupin e viktimës, e konkretisht në fytyrë dhe kokë, i janë gjetur shenja, si ato të kafshimit, apo dërrmishje. Shenja këto, që tregonin për një përleshje të Lirije Lamit me personin që e kishte vrarë.

Ajo akuzoi të afërmit e Oltjan Lamit dhe hoxhën si përgjegjës të situatës. Në asnjë moment nuk pranoi ta ketë helmuar vjehrrën por pranoi që ditën e ngjarjes ka pasur një përleshje fizike me të.

Kujtojmë që krimi i kryer në prill të 2018 nga Marjana, u zbulua falë këmbënguljes së Oltit, ish-bashkëshortit të saj, i cili zbuloi videon që kishte regjistruar hoxha, tek i cili nusja shtatzënë rrëfeu me detaje se si e helmoi vjehrrën.

Ndonëse nuk jetonte me të, Marjana ishte e bindur që kjo e fundit i kish bërë magji dhe vendos ta vrasë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!