Helmohen 40 punonjëse të një fasonerie në Fllakë

schedule10:40 - 29 Janar, 2019

schedule 10:40 - 29 Janar, 2019

40 punonjëse të një fasonerie në Durrës janë dërguar në spital me simptoma helmimi. Pas marrjës së ndihmës së parë, të gjitha gratë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se punonjëset janë helmuar nga gazi.

40 gra të një fasonerie në Fllakë të Durrësit kanë shfaqur simptoma helmimi dhe janë dërguar në urgjencën e qytetit për të marrin trajtimin mjekësor.

Shqetësimet e para sipas mjekëve kanë qenë marrje mendsh dhe të vjella. Ato janë trajtuar me medikamentet e duhura, ku një pjesë e tyre janë larguar për në banesë, ndërsa disa te tjera po marin mjekimin ne spital. Mjekët dyshojnë se kemi të bëjmë me raste të helmimit.

Nga hetimet rezulton se punonjëset u helmuan nga gazi që rridhte nga një tubacion i çarë. Ky është rasti i tretë i helmimit të punonjësve të fasonerive në Durrës. Vitin e kaluar u regjistruan dy raste të ngjashme të helmimit masiv në Shkozet dhe Shijak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!