Helmimi në Krujë, Rushaj: Papërgjegjshmëri, ta diskutojmë. Balla: Hetimin s’e bën Kuvendi, jo debate kafenesh

schedule10:13 - 28 Tetor, 2021

schedule 10:13 - 28 Tetor, 2021

Helmimi masiv i qytetarëve nga uji i pijshëm në Krujë është ngritur si shqetësim në fillim të seancës së sotme plenare nga kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj. Ky i fundit ka kërkuar që në pikën e parë të rendit të ditës të diskutohet mbi situatën në Krujë.

“Sapo depozituam një kërkesë, ka një ngjarje shumë të rëndë nnë Krujë për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm janë qindra qytetarë nga Kruja që janë detyruar të shkojnë në spital për ndihmën e shpejtë dhe deri më tani rezulton se kemi të bëjmë me një papërgjegjshmëri. Sipas nenit 31 te rregullores kërkojmë të ndryshojmë rendin e ditës dhe të vendoset si pikë e parë diskutimi për situatën emergjente në bashkinë e krujës. Kuvendi e ka detyrim të diskutojë për këtë ngjarje të rëndë që ka dëmtuar qytetarët”, tha Rushaj.

Kërkesa nuk është pranuar nga maxhoranca. Kreu i Grupit parlamentar të PS Taulant Balla, duke iu uruar shërim të shpejtë banorëve të helmuar, tha se hetimin mbi ngjarjen s’e bën Kuvendi por autoritetet.

Dua tju uroj shërim të plotë banorëve që siç raportohet nga organet shtetërore prezentë në vend rezulton të jenë të kontaminuar nga uji i pijshëm. Edhe prokuroria dhe policia po bëjnë të gjitha raportimet për ti shkuar  deri në fund kësja ngjarje. Unë se di që kuvendi ka atribute të bëjë hetime penale, këto duhet ti bëjnë autoritetet. Është në të drejtën tuaj të kërkoni interpelancë, ngjarje të tilla duan sa më pak politizim dhe hetim me përgjegjësi. Çështjet që shtron kuvendi sjanë debate kafenesh. Nuk kemi cfarë të votojmë një gjë që nuk ekziston dhe mos kthehet në praktikë ku çohet kryetari i grupit nga opozita për të bërë debat për një cështje, që janë të përcaktuara”, tha Balla.

Unë nuk kërkova as të nxjerrim ligj, por të nxjerrim diskutime. Për provën dhe faktin, atje ka qindra të sëmurë. Propozoj ta hedhim në votë dhe të ndryshojmë rendin e ditës për të filluar seancën me këtë cështje shumë shqetësuese”, tha Rushaj më tej.

Lexo edhe: Helmimi në Krujë, bien rastet gjatë natës, dy pacientë të shtruar në urgjencë, banorët blejnë ujin

Kreytarja e Kuvendit Lindika Nikolla ka theksuar se duhet pritur përgjigja e autoriteteve lidhur me situatën në Krujë. Me votim u rrëzua kërkesa e opozitës për të ndryshuar rendin e ditës.

Lexo edhe: Helmimet, deputetja e Krujës: Kryebashkiaku të dorëhiqet, Alibeaj: Krim masv, të gjejmë përgjegjësit

Mirë është të presim përgjigjen e organeve kompetente. Bashkohemi me shqetësimin e qytetarëve, por është edhe në nderin tuaj të mos bëjmë politikë me këtë cështje. Nuk është koha dhe momenti që të ndryshojmë rendin e ditës. Kemi cështje të përcaktuara për të vijuar me rendin e ditës”, tha Nikolla. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!