Olsi Hajdari ka treguar detaje për Abc News për ngjarjen e rëndë të tre nëteve më parë, kur ata u dërguan të helmuar në spital. Për fat të mirë ai shpëtoi dhe tani është në gjendje të mirë shëndetësore, kurse bashkëshortja e tij, me të cilën sapo ishin martuar, ndërroi jetë.
Rezarta u dërgua pa shenja jete në spital duke shënuar kështu një tragjedi vetëm pak ditë pas dasmës.
Në një intervistë për gazetarin e Abc News, Agim Blloshmi, Olsi tregon se nuk mban mend asgjë nga ajo natë, vetëm se kishin marrë një mangall me zjarr dhe e kishin futur për tu ngrohur në dhomë.
Lexo edhe: Oficerët mbërrijnë në shtëpinë e Olsit për të zbardhur ngjarjen
“Nuk mbaj mend asgjë fare. Nuk mbaj mend si më çuan në spital dhe kush më çoi. Jam përmendur vetëm në spital.
Me Rezartën kam dy vjet. Tani bëmë edhe dasmën. Fiks mbrëmë një javë kemi patur ceremoninë. Që nusja nuk jetonte më e mora vesh në spital, me tha xhaxhai”, rrëfen ai.
Rezarta Hajdari u dërgua pa jetë në spital, kurse Olsi mbeti dy ditë në koma për shkak të helmimit.
Lexo edhe: Tragjedia, Olsi mëson pasi përmendet se Rezarta nuk jeton
Familjarët këmbëngulin se vdekja e nuses së re ndodhi për shkak të helmimit nga mangalli, ndërsa ekspertiza ligjore nuk ka dalë ende me një përfundim zyrtar për shkakun.
Të prekur nga kjo tragjedi, prindërit e 27-vjeçarit, Dilaveri dhe Bukurija, tregojnë momentet e përjetuara mëngjesin e 13 Dhjetorit.
“Hapa derën e dhomës. I gjeta të shtrirë në krevat. Djali kishte rënë kështu (shpjegon me dorë), ndërsa nusja ishte mbështetur mbi gjoksin e djalit. O Dilo (i shoqi) më paskan vdekur fëmijët i thashë”, tregon zonja Bukurije për Klan Plus.
Por si të mos mjaftonte fatkeqësia që i pllakosi, një tjetër barrë e rëndë për to janë lajmet e publikuara lidhur me ngjarjen.
“Se ne na iku zemra, na iku shpirti, edhe si na shkruajnë ne kot më kot portalet e televizionet. Ne na djeg shpirti. Na u shua familja, tani të futemi në sherr edhe me mikun, sepse jemi rreth miqësie. Sepse ata kanë dëgjuar që janë helmuar. Pse të ndodhin këto gjëra kështu? Kanë shkruajtur kot më kot!”, tregon daja i Olsit.
Helmimi i çiftit, Mjekësia Ligjore zbulon se pse vdiq Rezarta