Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Helmimi i të miturave në Korçë/ Karamelet ishin me kanabis, intubohet 3-vjeçarja

schedule21:03 - 18 Shtator, 2025

schedule 21:03 - 18 Shtator, 2025

Burime kofidenciale bëjnë me dije se tre motrat në qytetin e Korçës kanë konsumuar pranë koshit të mbeturinave, karamele të cilat dyshohet se kanë përmbajtje të esencës së lëndëve narkotike, kanabis. Policia thotë që karamelet janë gjetur tek koshi i mbeturinave dhe nuk ka dyshime që fëmijëve t’ua këtë dhënë ndonjë person.

Sipas Spitalit të Korçës ,në gjendje të rëndë shëndetësore është vetëm 3-vjeçarja e cila në këto momente po intubohet në reanimacionin e spitalit të Korçës. Dy vajzat e tjera e kanë kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhen në gjendje stabël nën kujdesin e mjekëve në Pediatri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!