Shefja e Infektivit të Shkodrës thotë se nuk ka vend për panik pas helmimit të nxënësve në Postribë (VIDEO)

schedule11:59 - 5 Tetor, 2019

schedule 11:59 - 5 Tetor, 2019

Në lidhje me helmimin e nxënësve në Postribë të Shkodrës ka reaguar edhe shefja e shërbimit të repartit infektiv, Rezarta Bazhdari. Sipas saj situata është në kontroll dhe nuk ka vend për panik

“Për 24 orë janë 34 raste. 8 janë të shtruar. Situata është nën kontroll. Nuk ka vend për panik. Spitali po e përballon situatën. Edhe këto raste janë me intoksikim. Janë marrë mostrat për të bërë analizat që të nxirren agjentët shkaktues. Jemi në kontakt me familjarët për t’i qetësuar ata, sepse situata është e menaxhueshme”.

Raportimi i gazetarit të ABC News  Simon Shkreli në Shkodër:

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!