Helmimi i çiftit të sapomartuar, flasin fqinjët të shokuar: Çfarë pamë në mëngjes

schedule15:46 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 15:46 - 13 Dhjetor, 2019

Kjo është dhoma që u panë për herë të fundit çifti Hajdari nga Xhyra e Librazhdit. Ata janë dërguar në spitalin e Librazhdit me shenja helmimi dhe janë gjetur nga nënë e Olsianit. Po bashkëshkortja e tij 19 vjeçarja Rezarta Hajdari nuk mbijetoi dot. Ndërsa Olsiani po mbahet në terapi intensive në spitalin e Elbasanit.

Mjekët për gazetarët kanë shpërndarë një realacion ku nuk kanë ende të përcaktuar llojin e helmit, dhe në të shkruhet se shëndeti i Olsianit paraqitet me parametra jetesorë normalë. Ndërkaq, policia dyshon se ata janë vetëhelmuar.

Berie Çepi është komshija që pa çiftin në gjendje kritike para se të dërgoheshin në spital.

Po mirë ishin, ata nuk kanë mbushur javën”.

Ngjarja e rëndë ka befasuar hallën e Olsianit.

Çunin nuk e pashë se e kapi kunati im, isha unë, erdhi edhe infermierja, i ka rënë infarkt se ishte e ngrohtë nusja, e morëm vesh që ka vdekur nusja kur ikën në Librazhd”.

Ndërsa fqinjë e çiftit i njihni për persona që shkonin shumë mirë me njëri tjetrin. Madje një prej tyre kishte pirë kafe me ta një natë më parë.

Çifti Hajdari ishte martuar 5 ditë më parë dhe kete të premte të zezë ata u ndanë përfundimisht.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!