“Helikopterët “Black Hawk” do kenë “shtëpinë” e tyre”/ Rama: Investimet do rrisin operacionalitetin e bazës së Farkës

schedule16:48 - 22 Maj, 2025

schedule 16:48 - 22 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga baza ajrore e Farkës, ndërsa nënvizon se ka përfunduar edhe ndërtimi i hangarit të ri.

Rama shprehet se helikopterë “Black Hawk” të Forcës Ajrore, tashmë kanë “shtëpinë” e tyre në këtë bazë. Po ashtu thekson se investimi në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë operacionalitetin e Bazës së Farkës

“Helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, aty ku sapo ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri.

Investimi në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë operacionalitetin e Bazës së Farkës, duke ofruar të gjitha lehtësirat jo vetëm për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së helikopterëve, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët tanë”, shkruan kryeministri Rama në reagimin e tij në Facebook.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!