Hekurudha Vorë-Hani i Hotit/ Qeveria miraton marrëveshjen me vlerë 125.8 milionë euro

schedule19:28 - 10 Korrik, 2024

schedule 19:28 - 10 Korrik, 2024

Miratohet në mbledhjen e qeverisë marrëveshja e për financimin e projektit të hekurudhës Vore -Hani i Hotit. Granti për rehabilitimin e kësaj linje hekurudhore është vënë në dispozicion nga Fondi i Përbashkët Evropian për  Ballkanin Perëndimor, dhe është në vlerën e 125.8 milionë eurove.

Pas ratifikimit të marrëveshjeve në fund të vitit parashikohet të hapet gara për kompanitë ndërtuese. Ndërsa puna në terren do të nisë në tremujorin e dytë të vitit 2025 dhe do të përfundojë në vitin 2030. Në total ky projekt ka një vlerë prej rreth 350 milion eurosh.

Mbi 130 milionë euro do të jenë grant nga Korniza për Investime në Ballkanin Perëndimor, 99 milionë euro janë hua nga BERZH dhe 100 milionë euro të tjera nga Banka Europiane e Investimeve.

Linja hekurudhore me gjatësi rreth 120 kilometër lidh Shqipërinë me Malin e Zi. Linja Vorë-Hani i Hotit është pjesë e Rrjetit Trans-Europian të Transportit të BE-së./abcnews.al