Hekurudha në Fier ndan në mes fshatin, banorët të frikësuar: Na rrezikohen fëmijët

schedule16:25 - 15 Maj, 2021

schedule 16:25 - 15 Maj, 2021

Zhurma e trenave për banorët e fshatit Zhupan në Fier është një makth i vërtetë. Me të hedhur një hap jashtë shtëpisë ata e gjejnë vetën mbi hekurudhë. Distanca e disa banesave dhe linjës së hekurt në disa raste nuk shkon më shumë se 1 metër.

Linja hekurudhore Fier-Vlorë e ndërtuar rreth fundit të viteve 80′ tani i shërben transportit të naftës.

“Për të kaluar nga njëra ane e fshatit apo thjeshtë për të përshkuar një distancë mes lagjeve banorët e fshatit Zhupan janë të detyruar të kalojnë mbi këtë linjë hekurudhore. Treni kalon të mesatarisht njëherë në 4 orë. Rreziku i aksidenteve është evident kryesisht për fëmijët”.

Fëmijët kalojnë të paktën dy herë në ditë përmes hekurudhës shkojnë dhe kthehen nga shkolla.

Në këtë  shkollë mësojnë edhe fëmijë të fshatrave përreth. Nuk kanë munguar rastet ku treni ka rrezikuar jetët e tyre.

“Fëmijët e Drizës dhe Gracit të tërë  vijnë tek kjo shkollë kanë rrezik kur kalon treni. Kam qenë dhe unë në atë shkollë që më parë ka qenë rrezik. Fëmijët I binin dhe nga rruga e Zhupanit i binin rreth e rreth. Edhe në këtë sistem njëlloj është nuk kanë bërë rrugë që të kalojnë fëmijët. Ka qenë rruga aty është prerë. Të bëhet një rrugë aty që fëmijët që venë në shkollë të mos vriten”.

I vetmi mbikalim i ndërtuar bashkë me hekurudhën, nuk lidhet me rrugë anësore për këmbësorët cka e bën të padobishëm për gjysmën e fshatit. Ky banor tregon se para disa vitesh u vendos të bëhej një rrugë. Ai spostoi dhe murin e banesë por rruga në këtë anë të fshatit nuk u bë.

“Erdhi një drejtor hapi një rrugë matanë dhe shkon tek shkolla direkt. E bënë tek lagjia matanë. Thanë do bënin e rrugë këtu anësore për këmbësorët, erdhi rruga deri aty po nuk ka mbaruar”.

Shtëpitë, janë ndërtuar përpara hekurudhës. Në atë kohë nuk kishte as sinjalistikë. Tani një punonjës i hekurudhës shfaqet pak minuta përpara mbërritjes së trenit për të sinjalizuar banorët.

“Banori që tregon se kështu ka qenë situata këtu edhe përpara viteve 90′ ku nuk kishte as sinjalizues ndërsa tani është një që vjen pak minuta para trenit”.

Fshati Zhupan ka mbi 200 familje. Ai ndahet i gjithë nga linja hekurudhore por në rrezik të vazhdueshëm janë banorët që kanë shtëpitë pranë saj. /Abcnews.al