“Hekurudha ëndërr e shqiptarëve”, Aliu: E nënshkruajmë në Elbasan ku bëra shkollën, me Kushin kemi qenë shokë klase

schedule11:16 - 26 Nëntor, 2021

schedule 11:16 - 26 Nëntor, 2021

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, ministri i Transporteve të Kosovës, Liburn Aliu foli për rëndësinë e linjës hekurudhore Prishtinë-Durrës.

Gjatë fjalës së tij, ministri nënvizoi zhvillimin që synon të sjellë ky projekt për dy vendet tona, duke e cilësuar atë edhe si ëndërr të shqiptarëve.

“Kjo linjë do të plotësojë një ëndërr të shqiptarëve. Do të lidhë portin e Durrësit që synon të zhvillohet me Prishtinë dhe përmes kësaj linje ky port do të ketë komunikimin e drejtpërdrejtë në korridorin 10.

Edhe porti i Tivarit do të ketë mundësi shumë më të mira komunizmi me korridoret evropiane përmes kësaj linje hekurudhore. Aspekti teknik nga hulumtimet që kemi arritur të gjejmë i bie që edhe aspekti teknik është i favorshëm me linja të tjera.

Po ashtu duhet ti shtohen edhe elementë që ekzistojnë planet e korridorit blu. I gjithë ky qarkullim mund të behet përmes Shqipërisë, Kosovës dhe me vendet e tjera,” u shpreh Aliu.

Ministri tha se ky projekt nënshkruhet në Elbasan, që për të ka një tjetër rëndësi të veçantë, pasi ka qenë nxënës i shkollës “Dhaskal Todri”, ku edhe ka pasur shoqe klase ministren Evis Kushi.

“Për mua është edhe një kënaqësi tjetër, po e nënshkruajmë këtë marrëveshje në Elbasan, ku u kam qenë nxënës në shkollën Dhaskal Todri dhe kam pasur shoqe klase ministren Evis Kushi”, u shpreh ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!