Hekurudha e re, Balluku: Brenda verës 2023 distanca Tiranë-Durrës jo më shumë se 22 minuta

schedule15:27 - 3 Shkurt, 2021

schedule 15:27 - 3 Shkurt, 2021

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e hekurudhës së re Tiranë-Durrës! Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka deklaruar gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratës se distanca mes Durrësit dhe Tiranës do të jetë 22 minuta. Ajo u shpreh se punimet për ndërtimin e saj do të mbyllen brenda një afati të paktën 30-mujor, pra brenda verës së vitit 2023.

“Do shkurtojë distancës mes Tiranës dhe Durrësit me 22 minuta. Shmangia e trafikut mes Tiranës dhe Durrësit dhe Rinasit. Projekti do të ndikojë edhe në krijimin e vendeve të reja të punës. Falenderoj partnerët tanë për grantin prej 36.65 mln euro për projektin e detajuar dhe delegacionin e BE në Tiranë që kanë përkrahur këtë projekt që në gjenezat e tij.

Morën pjesë 22 kompani që ofertuan. Sigurisht duke pasur tani një fitues që ndodhet këtu sot, kompania e madhe italiane INC-SPA një kompani me eksperiencë shumë-vjeçare. Punimet do të mbyllen brenda një afati 30-mujor ose e thënë ndryshe brenda verës së vitit 2023.

MIE angazhohet se do të ndjekim ecurinë e projektit për të siguruar dhe lehtësuar të gjithë procesin dhe sigurisht arsyeja e dytë për të ofruar transparencë të plotë dhe për të siguruar një bashkëpunim të mirë mes palëve”, u shpreh Balluku./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!