Hekurudha Durrës-Prishtinë/ Shpallet fituesi për studimin e fizibilitetit dhe projekt-idenë

schedule14:22 - 15 Nëntor, 2023

schedule 14:22 - 15 Nëntor, 2023

Nis puna për realizimin e  hekurudhës Durrës –Prishtinë.Tashmë ëshët shpallur kompania fituese e cila do të rezlizojë studimin e fizibilitetit dhe  projekt-idene për linjën hekurudhore e cila pritet të ketë impakt të rëndësishëm në ekonominë  e dy vendeve.

Mes 5 ofertave, fituese është shpallur ajo e bashkimit të dy operatorëve  të cilët kanë ofruar 168.9 milionë lekë për të realizuar këtë projekt i cili pritet të jetë gati në vitin 2025.Fondi limit parashikohej  200,2 milionë  dhe kohëzgjatja e marrëveshjes ose afati për zbatimin e saj është parashikuar  14 Muaj nga dita e firmosjes se kontrates.

Ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës –Prishtinë vlerësohet paraprakisht se do të kap vlerën 700 milionë euro dhe do të financohet nga qeveria  shqiptare dhe ajo e Kosovës.Megjithatë vetëm pas përfundimit të studimit të fizibilitetit do të ketë një pasqyrë të qartë të kostove financiare.

Lidhja hekurudhore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është konceptuar si një linjë shumë e vështirë, sepse kalon një terren malor. Gjatësia totale nga Mjeda deri në kufirin me Kosovën është rreth 107 km.

Konsulenti do të ofrojë një projektim gjeometrik të lidhjes së re hekurudhore, në mënyrë që të përmbushë standardet për shpejtësinë e projektuar  nga 80 km/orë deri në 120 km/orë, me përcaktimin e të gjitha strukturave të nevojshme teknike për ndërtimin, si dhe strukturat për mbrojtjen nga përmbytjet dhe kullimin.

Studimi teknik do të përfshijë një vlerësim të risqeve teknike në lidhje me projektin e zbatimit, si dhe propozime për masa për zbutjen e këtyre risqeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!