3 pacientë kryen vetëvrasje, drejtori i “Shefqet Ndroqit” pa përgjigje për masat e sigurisë që duhen marrë

schedule11:29 - 1 Nëntor, 2020

schedule 11:29 - 1 Nëntor, 2020

Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi” Perlat Kapisyzi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Duke folur për mediat, Kapisyzi tha se pacienti është shtruar në spital më 25 tetor ndërsa shtoi se ai iu nënshtrua gjithë ekzaminimeve sipas protokolleve të caktuara. Sipas asaj që deklaroi Perlat Kapisyzi, nga të dhënat që kanë mjekët, Preng Gjonaj nuk paraqiti ndryshime, apo shenja psikologjike jo normale.

Lexo edhe: U hodh nga dritarja e dhomës: Mësohet identiteti i pacientit tek “Covid-2”, ishte në gjendje të rëndë

Perlat Kapisyzi u shpreh: Sot në orën 3 te mëngjesit, ka ndodhur nje ngjarje e rëndë që na ka tronditur pa masë të gjithëve: mjekët, infermierët në shërbim por edhe të gjithë stafin e spitalit tonë që bën një luftë heroike çdo ditë për të shpëtuar jete.  52-vjeçari ishte shtruar në datë 25 Tetor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni shume te rende, të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2. I jane kryer menjehere te gjitha ekzaminimet radiologjike, laboratorike, është vendosur ne mjekim sipas te gjitha protokolleve bashkekohore, duke mos i munguar ne asnje moment sherbimi dhe perkujdesi mjekesor dhe infermieror.  Ne emer te stafit te spitalit qe une drejtoj, shpreh dhimbjen e thelle dhe ngushellimet me te sinqerta familjareve te 52 vjecarit qe i dha fund jetes.

Sipas të dhënave te disponueshme gjate kohes se qendrimit ne spital pacienti nuk ka manifestuar shenja të çrregullimeve psikologjike si në momentin e shtrimit edhe gjatë terapive te mjekimit. Ky është një moment i vështirë për ne. Kjo është një ngjarje e hidhur per spitalin tone, dhe se bashku me organet kompetente do punojme per zbardhjen e kesaj ngjarje. Duke shprehur edhe një herë dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë, stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do te vijojë të jetë në shërbim 24 orë, për të garantuar shërbimin shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë. Kërkojmë mbështetjen tuaj në këtë moment të vështirë për të gjithë ne”.

Megjithatë, edhe pse ky është rasti i tretë që tek “Shefqet Ndroqi” pacientët vëtë-hidhen, drejtori i këtij spitali nuk pati përgjigje rreth masave që mund të merren për të parandaluar këto ngjarje në vijim.

I pyetur nga gazetarët nëse do të vendosen kangjella apo masa të tjera sigurie, Kapisyzi tha thjesht që ky është momenti për të respektuar dhimbjen e familjarëve dhe atë të personelit mjekësor.

Në muajt e kaluar nga ambientet e “Covid-2” janë hedhur për vdekje edhe dy pacientë të tjerë.

Më 13 gusht është hedhur nga kati i tretë i spitalit dhe humbi jetën 29-vjeçari Xhino Koça nga Durrësi. Kurse në 2 shtator 65-vjeçariHasan Mira ishte i radhës që i dha fund jetës duke u hedhur po nga kati i katërit i “Shefqet Ndroqit”, dy ditë pasi ishte shtruar. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!