Ministria e Mjedisit u ka hequr lejet mjedisore 12 subjekteve që derdhnin mbetjet në lunim Erzen, ndërsa është dërguar për ndjekje penale administrator i një kompanie.
Dhjetëra tonë mbetje jane gjetur ne brigjet e lumit Erzen ne Vaqarr. Task Forca për Pastrimin e Shqipërisë nga mbetjet, kreu një aksion pranë Urës së Beshirit pas denoncimeve ne portalin e bashkëqeverisjes me qytetarët.
“Pas ankesave të shumta që kanë bërë qytetarët në portalin e bashkëqeverisjes, por edhe pas disa emisioneve të cilat kanë raportuar për ndotje mjedisore në lumin Erzen, është mobilizuar Task Forca e krijuar në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe të gjithë ne kemi ardhur këtu për ta pastruar nga ndotësit flagrantë këtë breg”.- tha zv/ministrja Çuçi.
Dëmi i shkaktuar në lumin Erzen, u kushtoi 12 sipërmarrjeve të zonës, heqjen e lejeve të mjedisit. Ministria e Mjedisit bën të ditur se administratori i një prej firmave të riciklimit të mbetjeve plastike është dërguar për ndjekje penale./abcnews.al
https://youtu.be/P4d_ULA7WsQ