Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Hedhim pas krahëve derbin dhe kapim Champions”, Costacurta motivon Milanin

schedule18:17 - 22 Shkurt, 2021

schedule 18:17 - 22 Shkurt, 2021

Milan nuk arriti të bënte asgjë në derbin kundër Interit, pasi u dorëzuan në “San Siro” para djemve të Antonio Contes. Gjithsesi legjenda e “Djallit”, Alessandro Costacurta, kërkon që ekipi ta harrojë këtë humbje dhe të përqendrohet në sfidat e ardhshme. Në një intervistë për “Sky Sport”, ai shprehet gjithashtu se të besuarit e Piolit duhet të arrijnë objektivin sezonal, pjesëmarrjen në Champions League.

“Milan duhet ta hedhë pas supeve humbjen në derbi. Tashmë duhen të përqendrohen në ndeshjet me ekipet e ashtuquajtura të lehta sepse kuqezinjtë nuk po i marrin me seriozitetin e duhur ato përballje. Ata e kanë treguar këtë me humbjen kundër Spezias”, deklaron italiani.

“Nuk është aq e lehtë të futesh në fushë dhe të fitosh pikë këtë sezon në Serie A dhe kjo vlen për të gjithë ekipet. Milan duhet të arrijë objektivin që kishte në fillim të sezonit, të përfundojë kampionatin në një nga vendet që të dërgon në Champions League”, përfundon Costacurta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!