Aktori, Alfred Trebicka i ftuar në “ABC e Mëngjesit” me Enkel Demin ka treguar detaje të veprës “Hedda Gabler”, e cila do të shfaqet në Teatrin Kombëtar Eksperimental. Trebicka tha se ende është duke u punuar dhe pritet që pas pak ditësh të jetë premierë.
Sipas tij një nga shtyllat e veprës është pushteti i individit për të sunduar.
Për aktorin “Hedda Gabler” është vepra më e mirë e shkruar nga Henrik Ibsen.
“Personaliteti i qënies mund të zbërthehet, por nuk mund të gjykohet. “Gabler” nuk është thjesht një dramë pasioni apo dashurie. Ibsen në këtë vepër meret me raportin e qënies me veten dhe me ambientin. Dashuria apo pasionet janë pjesë, por gjëja më kryesore, ëhstë pushteti i individit për të sunduar ndaj të tjerëve”, u shpreh Trebicka.
Ai thotë së e veçanta e këtij projekti qëndron në faktin se nuk është në formatin klasik. “ Në thelb të veprës qëndron qënia njerëzore që është universale”, tha Trebicka.
/abcnews.al