Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë vizituar zonën ku do të ndërtohet hidrocentrali i Skavicës.
Ministrja vlerëosi rëndësinë e ndërtimit të këtij HEC-i, duke e cilësuar si ëndërr të shqiptarëve. Sipas saj me këtë projekt vendi kthehet në eksportues të energjisë.
“Është kënaqësi të shkelin në tokën ku do të ndërtohet hidrocentrali i Skavicës. Një ëndërr për të gjithë shqiptarët. Kjo nuk do jetë vetëm një vepër e infrastrukturë kritike. Kërkojmë të arrijmë në disa parametra që kanë të bëjnë me sigurinë energjetike. Sot shkojmë se në tregjet ndërkombëtare energjia po shitet me diferencë të madhe nga ajo që shitej para një vitit. Ndaj siguria energjetike është thelbi i këtij projekti të rëndësishëm. Duke kthyer Shqipërinë në një vend eksportues të energjisë. Ky projekt është i rëndësishme pse ka impakt social. Zona do të marrë vëmendjen dhe zhvillimin e infrastrukturës. Këtu do të fillojë një epokë e re. Pamë që vetëm sot për të krijuar rrugët e eksesit janë krijuar rrugë të mirëpritura nga komuniteti,”tha Balluku.
Ndërkaq, Yuri Kim rikujtoi edhe njëherësh tre prioritetet e SHBA për Shqipërinë janë demokracia, mbrojtja dhe biznesi. Gjithashtu ajo foli edhe për rëndësinë e investimeve bë veri të vendit.
“Kur unë mbërrita në Shqipëri e gjëra të qartë se kemi tre prioritete, demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Dhe madje vetëm mbrëmë kemi festuar 30-vjetorin vendosjes së marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë. Sikurse jeni në dijeni kemi bërë përparim përparim për sa i përket mbrojtjes. Shqipëria priti një nga stërvitjet më të mëdha të NATO. Kemi bërë përparim në reformën në drejtësi dhe për sa i përket biznesit do të vazhdojmë të ecim përpara. Sikurse më keni dëgjuar jam shprehur për rëndësinë e të sjellurit më shumë mundësi ekonomike për veriun e Shqipërisë. Jam e kënaqur qe jemi këtu në Kukës,”tha Kim. g.v/abcnews.al