HEC-et në Osum/MIE nis procedurat për zgjidhjen e kontratës

schedule15:03 - 19 Shkurt, 2018

schedule 15:03 - 19 Shkurt, 2018

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e njëanshme të kontratës se koncensionit për hidrocentralet në Osum me kompaninë përgjegjëse. Vendimi vjen pas anulimit të lejes mjediore.

Një ditë pasi Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e ka njoftuar për pavlefshmërinë e lejes mjedisore për ndërtimin e hidrocentraleve mbi kanionet e Osumit, Ministria e Infrastruktures dhe Energjisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e njëanëshme të kontratës me kompaninë Bigas 1& Bigas 2 dhe Veleshnje.

Në shkresën që mban datën 16 shkurt theksohet se para vendimmarrjes së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit Agjencia e Zhvillimit të Territorit kishte nisur inspektimin në terren me qëllim pezullimin e punimeve.

Në këto kushte

Bazuar në nenin 12 “Zgjidhja e kontratës së koncesionit” të kontratës së koncesionit për ndërtimin e hidrocentraleve “Bigas 1&Bigas 2 dhe Veleshnje”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në cilësinë e Autoritetit Kontraktues ka njoftuar shoqërinë për fillimin e procedurave për zgjidhjen e njëanshme të kontratës së koncesionit”-thuhet në dokumentin zyrtar

Leja mjedisore u shpall e pavlefshme nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për tejkalim afatesh të enjten e javës së kaluar.

Ndërkohë koncesioni për ndërtimin e dy hidrocentraleve mbi Osum u dha në vitin 2013 nga ish-qeveria e Partisë Demokratike.

Qeveria socialiste e pezulloi përkohësisht duke u zotuar se do ta anulonte, por në vitin 2016, Ministria e Energjisë miratoi një koncesion të ri dhe dha leje ndërtimi për dy HEC-e me shoqërinë HP Bigas Veleshnje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!