Klubi i West Ham është i famshëm për tifozerinë e zjarrtë që ka. Një prej tyre është edhe Steve Harris, basisti dhe themeluesi i grupit legjendar, “Iron Maiden”. Harris është një tifoz i thekur i “Çekiçëve” dhe së fundmi është kryer një bashkëpunim mes bandës “Heavy Metal” dhe klubit londinez.
Fanella e re e West Ham me mbishkrimin Iron Maiden në të është prezantuar nga Harris dhe Pablo Zabaleta, lojtari i ekipit. “Vdis me çizmet e tua veshur” është quajtur bashkëpunimi, teksa basisti i grupit të famshëm nuk i fsheh emocionet.
“Mendoj se uniforma është e shkëlqyer. E dashuroj këtë version, ngjyrat dhe uniformën klasike. Është një formë moderne me një dizajn retro. Më pëlqen jashtë mase”, thekson lideri i “Iron Maiden”. /abcnews.al