Haziri pyetet nëse do emërohet kryetar i LDK: Jemi kryesi në dorëheqje

schedule15:50 - 15 Shkurt, 2021

schedule 15:50 - 15 Shkurt, 2021

Isa Mustafa dha sot dorëheqjen nga posti i kryetarit të LDK, pas humbjes së thellë në zgjedhje, ku kjo parti doli forcë e tretë.

Mustafa tha se dorëhiqet nga ky post dhe se ka thirrur mbledhje të Kuvendit të LDK-së në mënyrë që të emërohet kryetari i ri.

Në mediat në Kosovë kanë nisur të qarkullojnë dy emrat më të përmendur të cilët mund të marrin drejtimin e LDK, bëhet fjalë për Lutfi Haziri dhe Kujtim Shala.

Vetë Haziri i cili pas përfundimit të zgjedhjes nuk pranoi të thotë diçka lidhur me emrin e tij për të parin e LDK-së. Madje ai tha se janë kryesi në dorëheqje.

“Nuk ka të bëjë me emra. Kryetari e tha, ne jemi kryesi në dorëheqje”, ka thënë Haziri para mediave, kur është pyetur nëse do të jetë ai kryetari i ri i LDK-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!