Hazard ulet në stol pas nxehjes, Bale “hap dhëmbët”

schedule09:01 - 4 Shkurt, 2022

schedule 09:01 - 4 Shkurt, 2022

Gareth Bale qëndroi në stolin e San Mames dhe nuk luajti asnjë minutë ndaj Athletic , por edhe kështu arriti të lërë gjurmë që nuk do t’i lërë indiferentë tifozët madrilen.

Kamerat në El Chiringuito kapën një imazh në të cilin ai mund të shihet duke qeshur me të madhe kur Eden Hazard kthehet në pankinë pasi ishte duke bërë nxehjen gjatë pjesës së dytë të lojës.

Ancelotti vendosi që të ishin shokët e tjerë të skuadrës që do të hidheshin në fushë dhe e ktheu lojtarin belg në stol, pasi kishte bërë nxehjen.

Kur Hazard u ul sërish, rreth minutës së 75-të të ndeshjes, bashkëlojtari i tij Gareth Bale nuk mundi ta përmbajë veten dhe shpërtheu në të qeshura për situatën. Dhe e gjithë kjo përkundër faktit se shokët e tij të skuadrës u futën në fushë duke u përpjekur për të fituar ndeshjen dhe duke vuajtur nën presionin e lojtarëve të Athletic. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!