Eksperienca e Eden Hazard me fanellën e Real Madrid nuk ka shkuar ashtu siç lojtari belg dhe drejtuesit kishin menduar, dhe me shumë gjasa ish-lojtari i Chelsea do t’i thotë “lamtumirë” “Santiago Bernabeut” në fund të sezonit.
Lëndimet dhe një paraqitje jo në nivel të lartë kanë bërë që marrëdhënia mes palëve të mos jetë siç duhet, ndërsa Hazard tashmë po kërkon ringitjen në nivele të larta dhe për këtë po shikon mundësinë e një kampionati tjetër.
Sipas “Cadena Ser”, raportohet se në fund të sezonit belgu do t’i bëjë valixhet gati për t’u larguar nga Spanja, teksa për momentin duket se në “pole-position” për ish-futbollistin e Lillet është Borussia Dortmundi.
Klubi gjerman duket se e ka mposhtur konkurrencën e Arsenalit për Hazardin, për të cilin megjithatë në opsion është edhe rikthimi në Chelsea. /f.a/abcnews.al