Eden Hazard u rikthye të luajë në Champions League sonte, kur u aktivizua në fushë në minutën e 66 dhe bëri një ndeshje relativisht të mirë. Pas ndeshjes belgu u shpreh se Real Madrid mund të kishte humbur ndaj skuadrës së tij.
“Rezultati mund të kishte qenë edhe më i keq. Kemi edhe një ndeshje për të luajtur. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen me Osasuna në La Liga, pastaj të shkojmë në Londër për të fituar. Nuk kemi pse mendojmë direkt për atë ndeshje.
Nuk kam sesi djeg fazat dhe të jem direkt në fushë. Sigurisht që unë dua të jem gjithmonë në fushë. Ka akoma edhe shumë ndehsje për të luajtur deri në fund të sezonit. Dua të jem gati për to. Jam i lumtur për rikthimin në fushë”, u shpreh Hazard. /abcnews.al