Filipe Luis ka treguar një prapaskenë interesante në lidhje me Eden Hazard. Mbrojtësi brazilian ishte pjesë e Chelsea në sezonin 2014-2015 përpara se të kthehej sërish tek Atletico Madrid. 34-vjeçari zbulon për 2AngryMen TV një detaj interesant në lidhje me yllin belg dhe fiksimin për të qëndruar në celular gjatë gjithë kohës.
“Për mua gjëja më e rëndësishme është përqendrimi. Të qëndrosh gjatë në celular në Facebook apo Instagram ta ul shumë përqendrimin, sidomos kur e bën nga 5 orë çdo ditë. Më kujtohet njëherë që Hazard po luante Mario Kart në dhomat e zhveshjes.
Përgatitësi atletik na kërkoi të dilnim jashtë për të bërë nxehjen, por ai vazhdonte të luante. Kur i kërkova që të dilnim, ai më tha: ‘Pse shqetësohesh, qëndro i qetë. Nuk ka asnjë lloj problemi, mjafton të më pasosh topin kur të nisë loja‘“, thekson Filipe Luis. /abcnews.al