Ylli i Real Madrid, Eden Hazard, nuk ka bërë një nisje të mirë të karrierës në Madrid, edhe pse mbërriti me shumë bujë nga Chelsea në verë. Belgu ka folur sot për mediet iberike, ku ka pranuar se aventura e tij te “Los Blancos”, nuk po shkon ashtu siç e kishte menduar.
“Zgjodha të marr numrin 7, por pasi e ka mbajtur të veshur Cristiano Ronaldo, është bërë shumë e vështirë. Ai ka shënuar shumë gola dhe ka fituar trofe të shumtë, prandaj ripërsëritja e arritjeve të tij duket si një mision i pamundur.
Por unë nuk dorëzohem, kam ardhur te Reali për të fituar trofe dhe për të qenë lojtar i rëndësishëm. E kam dashur kalimin këtu prej vitesh. Kur isha në Botëror në Rusi, e dija që do të transferohesha te Real Madrid dhe arrita të luaj me një lumturi të madhe. Ashtu dola dhe te loja ime më e mirë, duke arritur një sukses historik me Belgjikën.
Me Realin, dua Champions League. E kam fituar dhe më parë dhe është një kompeticion shumë special. Edhe La Liga është në fokusin tonë, jemi afër kreut dhe sezoni sapo ka filluar. Do të synojmë gjithçka deri në fund të sezonit”, përfundoi ylli belg./abcnews.al