Numri i të vdekurve nga zjarret në ishullin Maui të Hawait ka shkuar në 89, ndërsa një zjarr i ri e nxiti evakuimin e një komuniteti tjetër të premten vonë. Departamenti i policisë në Maui tha se zjarri i ri është në pjesën perëndimore të ishullit.
Numri i të vdekurve pritet të rritet ndërsa ekipet e kërkimit vazhdojnë të kërkojnë nëpër rrënojat e djegura të qytetit. Zjarri raportohet s ka djegur mbi 1000 ndërtesa teksa la mijëra persona të pastrehë. Zyrtarët vendase e kanë cilësuar si një fatkeqësitë më të rënda natyrore.
Disa prej banorëve të Mauit kanë vendosur të kthehen. Mirëpo ata kanë gjetur vetëm automjete dhe ndërtesa të djegura.
Katastrofa filloi të shpalosej pak pas mesnatës të së martës kur u njoftua për një zjarr në qytetin Kula, afërsisht 56 km nga Lahaina. Rreth pesë orë më vonë atë mëngjes, energjia u ndërpre.
Disa njerëz u detyruan të hidheshin në Oqeanin Paqësor për të shpëtuar. Ishulli ka gjashtë streha në funksionim për të zhvendosurit dhe zyrtarët thanë se po hartojnë për strehim në hotele dhe objekte turistike.
Nuk behet ende me dije se si nisi dhe u përhap zjarri./abcnews.al