Kai Havertz do të jetë pjesë e Chelsea. Mesfushori me tipare i Bayer Leverkusen ka lënë grumbullimin e kombëtares së Gjermanisë dhe do të fluturojë drejt Londrës, aty ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të nënshkruajë më pas kontratën.
? Hearing Kai Havertz has left the Germany national team camp to complete his transfer to Chelsea @TheAthleticUK #CFC #b04 https://t.co/2LKKGEVCXZ
— David Ornstein (@David_Ornstein) September 4, 2020
“Aspirinat” do të përfitojnë 70 milion euro, plus bonuse. Sikurse kuptohet, pretendimet e tyre për 100 milion euro u venitën dhe u dorëzuan para ofertës dhe dëshirës së Havertz për t’u larguar drejt Premier League.
Gjermani do të nënshkruajë deri më 30 qershor të vitit 2025 dhe do të përfitojë 8 milion euro në sezon, shto edhe bonuset për paraqitjet e tij me fanellën e Chelsea. /abcnews.al