“Havertz është fenomen. S’e mbajmë dot, por s’mjaftojnë 100 milion euro”

schedule23:50 - 14 Mars, 2020

schedule 23:50 - 14 Mars, 2020

Bayer Leverkusen ka një lojtar fantastik në përbërje. Ai është Kai Havertz, një ndër talentet më të mëdhenj të futbollit gjerman dhe europian. Vetëm 20 vjeç dhe sezoni i katërt me “Aspirinat”. Gola të shënuar, asiste të dhuruara për shokët dhe 7 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren gjermane.

Klube si Bayern Munchen, Juventus, Real Madrid dhe Liverpool po garojnë fort për shërbimet e Havertz. Trajneri i Leverkusen, Peter Bosz flet rreth lojtarit të talentuar për Algemeen Dagblad dhe ka një mesazh për klubet e interesuara.

Kai është vetëm 20 vjeç, por po luan sezonin e katërt në Bundesligë. Ky fakt tregon shumë. Është inteligjent, një djalë i këndshëm dhe luan në piano. Është bukur të punosh me të. Para pushimeve dimërore nuk kaluam një moment të mirë. Humbëm derbin me Koln dhe gjithë stadiumi nisi ta fërshëllejë për fat të keq. Ai u shkatërrua nga kjo gjë. ‘Pse më urrejnë njerëzit’, na pyeste. Ai është vetëm një djalë 20-vjeçar dhe në iu përgjigjëm: ‘Ata nuk të urrejnë ty, por kështu e ka futbolli’.

Gjatë pushimeve dimërore i treguam pamje, në të cilat dallohej që nuk ishte shumë afër zonës kundërshtare. Tani luan më afër saj. Është rritur në shënimin e golave dhe dhurimin e asisteve. E dimë që nuk do arrijmë ta mbajmë gjatë merkatos së verës. Ai do të transferohet për 100 milion euro. Çfarë dreqin po them? Për më shumë se 100 milion euro”, deklaron trajneri i Bayer Leverkusen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!