Havertz drejt “Emirates”, Chelsea pranon 65 milionë paund nga Arsenal

schedule14:04 - 21 Qershor, 2023

schedule 14:04 - 21 Qershor, 2023

Me negociatat me skuadrën e West Ham, për transferimin e 24-vjeçarit, Declan Rice tashmë të mbetura në një “udhëkryq”, “topçinjtë” e Arsenal, tashmë po punojnë në maksimumin e tyre, për të mbyllur një tjetër transferim, atë të Kai Havertz nga “blutë” e Chelsea.

Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, “blutë” e Londrës kanë pranuar një ofertë prej 65 milionë paundësh, për kartonin e Havertz, me 24-vjeçarin, që e shihte veten jashtë skemave të teknikut Pochettino.

Tashmë e vetmja gjë çka pritet është zyrtarizimi i transferimit nga të dy klubet. Përsa i përket kontratës së lojtarit, gjithçka është bërë gati që prej javës së kaluar dhe tashmë kanë mbetur vetëm vizitat mjekësore, si dhe nënshkrimi me klubin e ri. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!