Pas shumë ditësh negociata mes “topçinjve” të Arsenal dhe “bluve” të Chelsea për kartonin e “fantazistit” gjerman, Kai Havertz ditën e sotme ka ardhur dhe marrëveshja e shumëpritur mes 2 klubeve.
Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet gjermane dhe ato britanike, në arkat e “bluve” të Chelsea do të derdhen plot 75 milionë euro, ndërsa Havertz do të nënshkruajë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028, por ende nuk janë mësuar detaje rreth pagesës së lojtarit.
Ndërkaq, kujtjomë se Kai Havertz e mbylli “aventurën” e tij te Chelsea, pas 3 sezonesh te “blutë”, ku arriti të fitojë trofeun e Champions League, si dhe Botërorin e Klubeve, ndërkaq sezoni i shkuar nuk ishte më i miri për 24-vjeçarin, i cili shënoi vetëm 9 gola dhe asistoi 1 tjetër, në 47 paraqitjet e zhvilluar në të gjitha garat. /i.m /abcnews.al