Jens Petter Hauge do të jetë pjesë e Eintracht Frankfurt në Bundesliga, pasi gjermanët arritën marrëveshjen me Milanin.
Kuqezinjtë kanë dalë ditën e sotme me komunikatë dhe bëjnë me dije se norvegjezi u bashkohet gjermanëve në huazim me detyrim blerje, nëse do të plotësohen disa kushte të përcaktuara në marrëveshje.
Milani mes të tjerash e falënderon Hauge për angazhimin e tij dhe profesionalizmin e treguar në sezonin e shkuar te kuqezinjtë.
Sulmuesi anësor u ble nga italianët verën e shkuar nga Bodo/Glimt për shumën e 4 milion eurove, kurse Eintracht Frankfurt do të duhet të paguajë 12 milion euro korrikun e ardhshëm për ta transferuar përfundimisht. /abcnews.al
Official Statement: Jens Petter Hauge ➡ https://t.co/OHOhWiw0c5
Comunicato Ufficiale: Jens Petter Hauge ➡ https://t.co/xif0D5zfe1
#SempreMilan pic.twitter.com/hlZtyAU2Ck
— AC Milan (@acmilan) August 10, 2021