Jens Petter Hauge pritet të jetë prurja e re e Milanit. Mesfushori anësor shkëlqeu kundër kuqezinjve në ndeshjen e Europa League dhe në kampin kuqezi janë bindur të paguajnë 5 milion euro te Bodo/Glimt. I riu ishte prej muajsh në fokusin e drejtuesve italianë.
Veç Hauge, te Milani ka edhe të tjera objektiva. Synohet një mbrojtës i djathtë dhe në skenë ka dalë portugezi Diogo Dalot. 21-vjeçari është pjesë e Manchester United, që kërkon ta shesë. Kuqezinjtë e duan në huazim me të drejtë blerje dhe tani mbetet të shihet nëse do të bëjnë një tjetër ofertë.
Lëvizja tjetër, për qendrën e mbrojtjes, varet nga shitja e Lucas Paqueta. Braziliani ka dalë i tepërt te kuqezinjtë, që po mundohen ta shesin. Sigurisht nuk mund të falet, pasi për të janë shpenzuar goxha para kur e blenë nga Flamengo në Brazil.
Transferimi i Paqueta do t’i jepte mundësinë Milanit që të shpenzonte për Wesley Fofana, qendërmbrojtësin e Saint-Etienne. 20-vjeçari po kërkohet edhe nga klube angleze, por transferimi te klubi i Serie A do të ishte një lëvizje e mirë për shkak të minutave dhe rolit që mund të marrë në skuadër. /abcnews.al