Jens Petter Hauge evitoi humbjen e Milanit në sfidën e fundjavës së kaluar kundër Sampdorias me golin e shënuar tre minuta përpara fundit të ndeshjes. Goli i dytë në Serie A për 21-vjeçarin ofensiv, i cili ka prekur disa tema në prononcimin e dhënë për Sportmediaset.
“Dua të vazhdoj të jap kontributin tim në skuadër, duke tentuar të shënoj gola. Kam shumë gjëra për të përmirësuar, kështu që do të vazhdoj të punoj edhe më fort. Ibrahimovic? Zlatan është i madh, kemi kaluar disa momente të bukura së bashku. Kur erdha te Milani, ai më kërkoi të impenjohesha dhe ta shijoja aventurën time këtu.
Më tregoi se Milani është një klub me histori të rëndësishme. Më tha që të punojë shumë dhe të përshtatesha e të shkoja mirë me grupin. Haaland? E njohim shumë mirë njëri-tjetrin. I tregova kur më kërkoi Milani dhe ai më dha këshillën e tij në lidhje me këtë lëvizje.
Më tha se nuk do e kisha të lehtë, por do të ndihesha mirë te Milani. Mendoj se Erling e ka kualitetin për të luajtur në Serie A. Ai është një lojtar i fortë dhe i shpejtë, do të ndihej shumë i lumtur në Itali”, deklaroi talenti viking. /abcnews.al