Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hasimja në ABC News: Shkolla, vendi ku fëmijët janë më të sigurt në Shqipëri

schedule12:36 - 9 Shtator, 2020

schedule 12:36 - 9 Shtator, 2020

Situata e koronavirusit në vend vijon të jetë shqetësuese. Fillimi i vitit shkollor në kushtet e pandemisë ka shkaktuar jo pak debat.

Pedagogu Ermal Hasimja në ABC News u shpreh se ndryshe nga vitet e mëparshme tani vëmendja duhet të jetë shumëfish më e përqendruar.

Pjesa ku Ministria e Shëndetësisë mund të kishte luajtur një rol të rëndësishëm sipas tij është testimi. Por se si do të shkojë ky vit shkollor, nuk është e lehtë të parashikohet edhe pse ai u shpreh se pritet të jetë një vit i vështirë.

“Në këtë vit stafet e shkollave do të torturohen, pritet që prindërit të hasen me probleme edhe për shkak të ndryshimit të orareve që mund të bëhen”, tha Hasimja.

Gjithashtu ai tha se vendi ku fëmijët do të jenë më të sigurt në Shqipëri do të jenë shkollat.

“I vetmi vend ku do të sugjerohen respektimi i masave do të jenë shkolla. Edhe pse është e sigurt që fëmijët do ta kenë të vështirë respektimin e masave, por është po aq e sigurt sa jashtë shkollë nuk ka për t’i respektuar këto masa”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!