Hasi trajner i “mrekullive”, tifozët e Mechelen fillojnë të ëndërrojnë titullin kampion

schedule21:16 - 2 Mars, 2024

schedule 21:16 - 2 Mars, 2024

Besnik Hasi ka arritur në një kohë të shkurtër të ndryshojë për mirë situatën te skuadra e Mechelen, ekip ku u emërua trajner në ditët e para të nëntorit të vitit të kaluar dhe tashmë është një nga pretendentet, për të siguruar një vend, në fazën e grupeve, të UEFA Champions League, sezonine ardhshëm.

Skuadra belge fitoi sot 2-3 në transfertë kundër Cercle Brugge, suksesi i tretë radhazi në Jupiler Pro League, teknikun 52-vjeçar gjakovar, që po zhvillon një punë fantastike, teksa ekipin e mori në vendet e fundit të tabelës, ndërkohë që po e afron gjithnjë e më shumë me “play-off”-et e titullit kampion.

Mechelen nuk ka humbur ende në 2024, vit gjatë së cilit numëron 6 fitore dhe 2 barazime. Një ecuri e jashtëzakonshme, ku merita të padiskutueshme ka edhe Hasi, teksa kujtojmë se trajneri shqiptar ka një përvojë të madhe, teksa ka drejtuar më parë edhe skuadrën e Anderlecht në Belgjikë, ekip të cilin e udhëhoqi drejt fitimit të titullit dhe Superkupës në vitin 2014. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!