Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk do të kandidojë më për postin e presidentit të vendit.
“Definitivsht nuk synoj një mandat tjetër në zyrën e presidentit”, është shprehur Thaçi në T7.
Ndërsa për kandidaturën e Ramush Haradinajt, Thaçi refuzoi të komentojë.
“S’mendoj hiç për kandidaturën e Haradinajt. Është çështje e spektrit politik, jo e imja”, ka thënë Thaçi.
Po ashtu ai ka ritheksuar edhe njëherë se do të japë dorëheqjen nëse vërtetohet aktakuza e Hagës.
“Nëse më konfirmohet aktakuza do të jap dorëheqje automatikisht”, shtoi Thaçi.