Hashim Thaçi: Dialogu me Serbinë rifillon në pjesën e parë të Shtatorit

schedule15:06 - 20 Gusht, 2018

schedule 15:06 - 20 Gusht, 2018

Në pjesën e parë të muajit Shtator do të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një prononcim për median “Epoka e re”.

Por, ai ka thënë se në këtë takim ende nuk është specifikuar se për çfarë do të diskutojë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kreu i shtetit të Kosovës u ka bërë thirrje partive opozitare të bëhen pjesë e dialogut, duke thënë se bashkëngjitja e opozitës në këtë proces është e mirëseardhur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!