Hashash, kanabis dhe kokainë/ I akuzuar nga Gjykata e Pejës, arrestohet 39-vjeçari në Elbasan

schedule12:08 - 7 Dhjetor, 2024

schedule 12:08 - 7 Dhjetor, 2024

Një 39 vjeçar i  akuzuar nga Gjykata e Pejës, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, është arrestuar, me qëllim ekstradimin në Kosovë.

Mësohet se Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.

📌Cërrik/I akuzuar nga Gjykata e Pejës, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin në Kosovë, 39-vjeçari.

  • Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të punës, ndërmjet Komisariatit të Policisë Cërrik dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar  39 vjeç, banues në Cërrik.

Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për ekstradimin e 39-vjeçarit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!