Hasani dhe Manastirliu vizitë në Vatikan, takohen me Papa Françeskun dhe Imzot Paul Richard Gallagher

schedule15:31 - 5 Shkurt, 2025

schedule 15:31 - 5 Shkurt, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, si dhe studentë shqiptarë dhe akademikë kanë kryer një vizitë në Vatikan.

Ata janë takuar me Papa Françeskun, ku kanë ndjekur nga afër Audiencën e Përgjithshme të tij dhe më pas me Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

“Ditë shumë e veçantë sot në Vatikan ku bashkë me kolegen Ogerta Manastirliu , si dhe rreth 100 studentë shqiptarë dhe akademikë nga universitete italiane dhe shqiptare, patëm privilegjin të ndiqnim nga afër Audiencën e Përgjithshme të Papa Françeskut.

Audienca e Përgjithshme u fokusua gjerësisht tek rëndësia e vlerave humane dhe angazhimi i përbashkët në promovimin e paqes, drejtësisë, dialogut ndërfetar dhe vëllazërisë.

Gjatë vizitës në Vatikan zhvilluam një takim gjithashtu me Shkëlqesinë e Tij, Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare. Përgjatë këtij takimi, vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, si dhe dakorduam të çojmë më lart progresin e këtyre marrëdhënieve”, ka shkruar ministri Hasani krahas fotove.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!