Pas disa viteve mungesë rikthehet me ekspozitën personale “Jetët e tw tjerëve Hasan Nallbani”. Dëshira e tij ishte që ky 85 vjetor të festohej në galerinë Kombëtare, pasi ai ka edhe një seri veprash në fondin e artit të saj. Megjithëse është refuzuar, preferon ta mendoj si një ngjarje kalimtare
Në sy, e fjalë, e mbi të gjitha në pikturë, i lexon veç energjitë e cila sfidon moshën dhe kohën.
Galleria Fab, ka marrë tjetër trajtë nga piktura e Nallbanit e cila vjen e kuruar nga platforma Hrabel.
Figura femërore, përveç vëmendjes merr gjithë tonalitetet që ajo përjeton në pikturën e Hasan Nallbanit. Ajo vjen si pjesë e shoqërisë dhe e veçuar në aspektin e bukurisë se formës.
Jetët e tjerëve, janë poetike, të trishta, drithëruese.
por nuk i ka shpëtuar syrit dhe mendjse së piktorit as motive i eksodit dhe largimi i të rinjve
Ekspozimi i krijesave artistike është i domosdoshëm sipas Nallbanit pikësëpari për artistin dhe më pas për spektatorin.
Edhe në këtë prezantim, krahas portreteve apo kompozimeve nuk mungojnë edhe nudot, muzë e përmotshme e artistëve. Piktori ngre si shqetësim modelet nudo.
Ekspozita do të qëndroj e hapur deri më 4 shkurt në galerinë FAB të universitetit të arteve./abcnews.al