HARTA LIVE/ Po vjen nga deti! Moti merr kthesë, çfarë e pret vendin tonë në fundjavë

schedule14:49 - 4 Nëntor, 2022

schedule 14:49 - 4 Nëntor, 2022

Territori Shqiptar përgjatë gjithë ditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shumta në pothuajse gjithë ditën. Parashikohet që vranësirat të zhvillohen duke sjellë shira intensivë në të gjithë vendin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Jugore. Ndërsa zonat Lindore do të kenë më pak reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C.

Era do të fryjë e mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Ndërkohë sipas “Windy”, orët e para të mëngjesit të së shtunës, kryesisht zonat bregdetare të vendit do të përfshihen nga reshje të dendura shiu. Kryesisht reshjet e shiut do të përqëndrohen në Jug Perëndim të vendit, Vlorë, Gjirokastër dhe Sarandë. Po ashtu reshje të dendura parashikohen edhe në Shkodër. Edhe dita e diel do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje shiu, por më të lehta. Ndërkohë nga e hëna dhe në vijim parashikohet mot me diell.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!