Harta letrare Europiane, 52 qendra, busulla orientuese e përkthyesve dhe autorëve shqiptare

schedule15:41 - 31 Korrik, 2023

schedule 15:41 - 31 Korrik, 2023

Kjo është çatia e përbashkët e 52 qendrave letrare europine. Për herë të parë janë në një rrjet të përbashkët 17 shtete.

 “Është shumë e rëndësishme për ne sepse për herë të parë është një ftesë e përkthyesve të huaj, të cilët përkthejnë nga shqipja për në gjuhët e huaja. Përmes kësaj marrin njohur më të plota, shkëmbejnë informacion, shkëmbejnë të dhënë, cilat janë çmimet letrare dhe përse dhe fillojnë e ndikojnë te njëri-tjetri. Për shembull, Shqipëria ende nuk e ka një çmim letrar të librit shqip, autorit shqiptar të përkthyer në gjuhë të huaj, që është një ndër ndaj përkthyesit”.

Qëllimi kryesor është eksporti i letërsisë dhe rezidencat letrare.

Shkrimtari dhe poeti Arian Leka jep edhe eksperiencën e tij frytdhënëse.

“Pjesa më e madhe e jona që merret me krijimtari letrare është një shkrimtar ‘part-time’ që duhet të bëjë diçka tjetër përveç. Tani orët më të mira nuk janë për letërsinë, janë për një nënë tjetër që quhet përditshmëria. Unë kam pasur fatin në Gjermani, që rezidenca letrare ka qene 4-6 mujore dhe unë jam kthyer me një roman. Ka qene shumë frytdhënëse, rezidenca e Austrisë, e Vienës, e cila ka qene një rezidencë dy-mujore dhe prej andej jam kthyer me një libër poetik”.

Shqipëria është shfaqur që në vitet ‘70 në skenën europiane të letërsisë me Ismail Kadaren, sipas nje studimi rezultojnë te përkthyer 58 shkrimtare bashkëkohore, por përtej rezultatit të numrave sipas Lekës kërkohet edhe cilësi.

Të gjithë shkrimtarë e përkthyesit që janë të interesuar për të aplikuar në Rrjetin Europian të Rezidencave Ndërkombëtare të Përkthimit Letrar dhe autorëve u kërkohet referencë nga shoqata e perkthyesve apo lidhja e shkrimtarëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!